Xhamia e re, Rama tallet
Edi Rama jo vetem qe nuk skuqet nga genjeshtra e tij, por kapardiset dhe ndjehet me krenar me teTe dashur miq, sot eshte dite Bajrami dhe natyrisht vetem urohet, por Rama mendon se edhe kete dite te bekuar te Zotit vetem mashtrohet. Keshtu, dje, ai plot krenari per genjeshtren e tij, i thoshte shqiptareve se legalizimet i keni falas paçka se sot ata paguajne 2 - 3 here me shume se nje vit me pare.Kurse sot, ne kete dite te shenjte Bajrami, gjate vizites ne Komunitetin Musliman, ai mashtroi miliona besimtaret musliman shqiptar kur deklaroi se ka zgjidhur problemin e ndertimit te Xhamise, qe vet ai e bllokoi nje vit me pare duke prishur marreveshjen midis Komunitetit Musliman dhe pronareve bujare e fisnik qe i dhuronin 5 mije m2 truall ne kembim te nje leje ndertimi te nje objekti qe pershtatej plotesisht me Xhamine.Ndertimin e Xhamise se madhe te Tiranes Rama e bllokoi duke mos dhene leje per 11 vite sa qe kryetar bashkie. Me largimin e tij, Bashkia e Tiranes, Komuniteti Musliman, pronaret e Tiranes te nje siperfaqe te madhe trualli tek Namasgjaja, arriten marreveshjen dhe u inagurua fillimi i punimeve te Xhamise se madhe. Rama tallet dhe me cinizem mashtron Komunitetin Musliman kur thote se e ka zgjidhur problemin e ndertimit te Xhamise se madhe qe ai vete e prishi, sepse ne te vertete nuk ka zgjidhur asgje. Ai zotohet se me shtetezim do iu marre token pronareve.Ky eshte vetem bllofi i tij i radhes. Kjo sepse se pari pronaret e truallit te dhuruar kane fituar gjyqin me Ramen, se dyti Xhamia nuk eshte thertore as dhe tregtore apo ure, por institucion i shenjte kulti qe mund te ndertohet vetem mbi truall hallall dhe jo kurre mbi truall te shtetezuar forcerisht nga shteti. Tani pritet vetem kur te nxjerre mashtrimin e ri per Xhamine dhe ajo te mos ndertohet per sa kohe ai te jete ne pushtet. "RAMA IK eshte zgjidhja e vetme e shpejte per Xhamine e madhe te Tiranes!Shënim në Fb i ish-Kryeministrit Rama