Protestat pro-demokracisë në Hong Kong hyjnë në javën e dytë

Ndërkohë që protesta në Hong Kong kanë hyrë në javën e dytë, kanë shpërthyer përleshje mes aktivistëve pro-demokracisë.Mijëra persona u mblodheën në një protestë gjatë natës, duke sfiduar autoritetet e Pekinit, ndërsa në orët e para të mëngjesit protestuesit ishin shpërndarë.Ditën e shtunë lideri i Hong Kongut paralajmëroi se policia do sigurojë zyrat qeveritare dhe që shkollat të hapen ditën e hënë.Gjatë tubimit njëditor, mijëra protestues thërrisnin “Demokracia tani! Demokracia në Hong Kong”.Në përleshjet e ndodhura në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrethin e Mong Kok, policia ka përdorur spray kundër protestuesve.