Forbes, ja 11 më të pasurit nën 40 vjeç

Ka 11 të rinj nën 40 vjeç në listën e hartuar nga Forbes këtë vit në “më të pasurit e planetit”. Në krye është i zakonshmi Mark Zuckerberg (30 vjeç), themeluesi i Facebook, me një vlerë neto prej 34 miliard dollarësh. Me të, vjen dhe bashkë-themeluesi i rrjetit social popullor, Dustin Moskovits (30 vjet), me një vlerë neto prej 8.1 miliard dollarësh. Më e re në mesin e grave në listën e vitit 2014 është Elizabeth Holmes, e cila gjithashtu 30 vjeç, një inxhiniere kimike që ka studiuar në Stanford dhe ka shpikur një metodë të re për të kryer analizat e gjakut më shpejt dhe ekonomikisht. Kompania e saj, Theranos, është vlerësuar 9 miliard dollarë. Holmes, vlera neto e të cilës është 4.5 miliard dollarësh, duke zotëruar 50% të aksioneve të kompanisë.