Bello: Pakti me djallin, një 'boomerang' për Ramën, nervozizmi tregoi që diçka s'shkon

Tiranë – Goditjet e fundit që ka marrë imazhi i Partisë Socialiste, që pas grushteve në Kuvend, tregojnë një “boomerang” që po i kthehet Kryeministrit Rama, pasi infiltrimit në PS të njerëzve që s’kishin lidhje me socialistët.Ish – deputeti i PS-së, diplomati i karrierës Marko Bello, në një intervistë për gazetarin Patrik Sadikaj në “Ora News” tha sot se “Partia Socialiste është shquar për qytetari si dhe rekrutimin e profesionistëve dhe njerëzve me integritet moral, por ka një zbalancim në të për shkak se gjatë kësaj qeverisjeje po duket se janë infiltruar njerëz që janë shumë pak të lidhur me socialistët dhe vijnë të katapultuar nëpërmjet tarafeve apo kontributeve vetëm ditën e zgjedhjeve dhe kërkojnë “haraçin” ose shpërblimin.Me sa duket ka qënë një një “boomerang” që i është kthyer Kryeministrit, - vlerësoi Bello, - do të thosha për paktin që ka bërë me një sërë elementësh vetëm e vetëm që të fitojë zgjedhjet, me mendimin që të “bëjmë pakt me djallin sa të kalojmë lumin”. Mirëpo djalli nuk të hiqet kollaj nga kurrizi. Kështu që në këtë drejtim, këto e kanë dëmtuar pak imazhin e Qeverisë, siç ka qënë edhe rasti i fundit kur i gjithë opinion u trondit pas goditjes që i ndodhi një deputeti të PD-së me egërsi nga deputetë të PS-së.”Bello vuri në dukje edhe një fakt tjetër, për atë ç’ka nuk shkon në PS: Nervozizmin e disa deputetëve të saj, si ai në Kuvend, që vështirë të ketë kuptim përderisa ata janë në pushtet, vetëm nëse pritshëmritë kanë qënë ndryshe.“Deputetët e PS-së përgjithësisht janë goditur nga segmente të PD-së, - tha ai. - Nuk ka ndodhur ose rrallë mund të ketë ndodhur që një deputet i PS-së të ketë kaq agresiv, sidomos kur është në pushtet, kurse në opozitë unë mund ta justifikoja kur një deputeti psh i bllokohen të gjitha mënyrat për të folur dhe ai, edhe pse nuk jam dakord, mund të ketë një reagim pak jashtë normalitetit. Kurse një parti në pushtet që ka 85 deputetë, që ka marrë 1 milion vota, nuk ka pse të shfaqë asnjë shenjë nervozizmi. Ky lloj nervozizmi tregon se diçka nuk shkon, që do të thotë se ose pritshmëria ka qënë ndryshe, dhe këtu bëj një parantezë nisur nga arrestimi më i fundit i Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, që tregon se shumë veta fatkeqësisht rendin pas posteve publike jo me dëshirën për të kontribuar në sektorin publik, jo nga pasioni për t’i shërbyer vendit, por e konsiderojnë si një vend të rehatshëm për të nxjerrë disa para. Dhe sa më shumë arrestime të ketë, as më shumë do dekurajohen elementët që mendojnë se në shtet mund të bësh para.”Ish-deputeti socialist veçoi në fjalën e tij se mentaliteti i të bërit para në shtet u kultivua veçanërisht gjatë katër viteve të qeverisjes së Berishës me Metën. “Ky mentalitet u kultivua gjatë katër viteve të fundit sidomos të qeverisë “Berisha” – po që ka qënë në gjthë këto vite - por gjatë katër viteve të aleancës së Berishës me Ilir Metën, ne kemi parë që vendi rrëshkiti drejt anarkisë, drejt destabilitetit, në kuptimin jo thjesht të tensioneve politike, por doli çdo gjë jashtë kontrollit.U blenë 20-30 mijë furgonë, që bllokonin rrugët e Shqipërisë e tashmë këta janë larguar; u ndërtua vend e pa vend dhe sot të vjen keq që këto pasuri dhe ky kontribut i shqiptarëve do të prishet; u ndërtuar dhjetra e qindra universitete që nuk plotësonin asnjë kusht dhe tani kur Qeveria tenton t’i prishë, këto mund të kenë një kosto elektorale, por tregojnë se qeveria më mirë humb disa vota dhe bën shtet sesa të mbajë pushtet.”Intervista e plotë e Marko Bellos në Ora Newsarmanda shtembari/Oranews.tv