Përplasje diplomatike SHBA-Turqi, Erdogan: Biden të kërkojë ndjesë

Turqi - Një incident diplomatik ka ndodhur ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë, pas komenteve të bëra nga Zv.Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, mbi rolin e Turqisë në Siri. Biden tha se Turqia dhe vendet e tjera të rajonit janë të vendosur të rrëzojnë Presidentin sirian Bashar al-Asad, duke mbështetur grupet ekstremiste, përfshirë Al Kaedën dhe frontin al Nusra.Komentet, Zv.Presidenti amerikan i bëri gjatë një fjalimi para studentëve të Harvardit, duke bërë kështu deklaratën më të fortë të një zyrtari amerikan mbi mbështetjen e supozuar të Turqisë për grupet islamike në luftën civile trevjeçare të Sirisë. Por, duke folur pas namazit të Bajramit në Stamboll, Erdogan reagoi me zemërim.“Unë kurrë nuk i kam bërë këto komente, as në atë kohë kur unë isha Kryeministër i vendit dhe as sot. Ne kurrë nuk kemi ofruar ndihmë apo mbështetje për asnjë organizatë terroriste dhe këtu i referohem edhe Shtetit Islamik. Askush nuk mund të vërtetojë të kundërtën.”Erdogan shtoi se akuza të tilla janë shumë të papërshtatshme për Turqinë dhe vërtetë, nëse Biden i ka bërë këto komente në Harvard, ai duhet të kërkojë falje. Turqia, të cilën e ndajnë 900 km me Sirinë dhe ka forcën e dytë më të madhe të NATO-s , është një nga kritiket më të ashpra të Presidentit sirian Bashar-al Asadi dhe një nga mbështetëset e rëndësishme të opozitës, edhe pse mohon armatosjen e rebelëve.ar.sh/Oranews.tv