Shenasi Rama: Bust Antonio Gramshit, por...kush tha që ishte nga Gramshi?!
Tiranë - Një monument për figurën e madhe Antonia Gramshin, do t’i bënte nder shqiptarëve, por, pse në Gramsh? Kush tha që ai ishte nga Gramshi?Këtë pikëpyetje ka ngritur sot pedagogu i politikës në Universitetin e Nju Jorkut, SHBA, prof.Shenasi Rama, pasi ka dëgjuar propozimin e Kryeministrit Edi Rama bërë dje në qytetin e Gramshit “ Tani ju takon të gjeni një vend edhe për Antonio Gramshin, - thaRama gjatë vizitës në atë qytet, - por mos na bëni nga ato monumentet e realizmit demokratik, se nuk i duam ato.”Por, profesor Shenasi Rama e ka gjykuar dhe analizuar krejt ndryshe çështjen në Fb: “Kryeministri Rama shkoi në Gramsh dhe tha të ngrihet busti i Antonio Gramshit. Mirë shumë që nderohet figura më e madhe intelektuale në nivel botëror, që ka nxjerrë kombi shqiptar, por kush tha se Antonio Gramshi është nga Gramshi në jug?Gramshi është një emër shumë i përhapur ndër shqiptarët. Përse do të ishte babai i Gramshit, nga Gramshi që asokohe ishte krejt në një kulturë tjetër e me orientim tjetër, por jo nga Gramshi i Zadrimës ku kishte edhe lidhje me Italinë, ku ende ka familje me mbiemrin Gramshi, muslimanë e katolikë? Hajde merre vesh se çfarë bëhet.Gramshit mund t'ia ndërtojnë bustin në Tiranë, - sugjeron prof.Rama, ç’ka do të ishte me të vërtetë dinjitoze dhe do të na nderonte të gjithëve…”ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_393298" align="alignleft" width="363"]
Antonio Gramshi[/caption]