Dasma e radhës në PS, Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka kurorëzojnë dashurinë në Kalanë e Petrelës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2014, 19:01
Tiranë - Çifti i radhës nga selia rozë, që e kurorëzoi dashurinë e tyre sot, është ai i deputetëve Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka.Deputetja e PS-së, Xhaçka, e zgjedhur në qarkun e Korçës dhe deputeti socialist Gaçi, i zgjedhur në qarkun e Tiranës, i kanë thënë "Po" njëri-tjetrit sot në Kalanë e Petrelës.Dasma ka filluar në orën 17:30 të ditës së sotme, e shtunë 4 tetor. I pranishëm ka qënë edhe Kryeministri Edi Rama sëbashku me bashkëshorten Linda, që kanë mbërritur në ceremoni në orën 18:00.