Rama: Xhamia e re e Namazgjasë nis brenda nëntorit

Tiranë - Pas vendimit për të mbyllur kapitullin e një kalvari të gjatë, që ka penguar ndërtimin e Xhamisë së Re, duke vënë në dispozicion fondin e shpronësimit, Kryeministri Rama ka saktësuar sot se "Xhamia e re e Namazgjasë nis brenda nëntorit".Po ashtu, Qeveria shqiptare ka vendosur t'i vijë në ndihmë dhe komunitetit bektashi. Kryeministri, pasi ka vizituar sot Kryegjyshatën, ka postuar në Fb fotografitë e rastit me shënimin: "Qeveria financon përfundimin e Teqesë së Madhe."Në buxhetin e rishikuar, Qeveria ka akorduar fonde për të dyja objektet e kultit. Ndërkohë që projekti i xhamisë nuk ka nisur, ai për Teqen e Madhe të Bektashinjve ishin zvarritur prej kohësh për shkak të mungesës së fondeve nga ana e komunitetit.Vizita e kryeministrit sot në KMSH dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane[caption id="attachment_393232" align="alignleft" width="640"]Kryeministri sot në KMSH Kryeministri sot në KMSH[/caption][caption id="attachment_393221" align="alignleft" width="640"]rama teqe Vizita e Rames ne Kryegjyshate[/caption] [caption id="attachment_393233" align="alignleft" width="640"]Vizita ne Kryegjyshate Vizita ne Kryegjyshate[/caption]Oranews.tv