“Katolikët” e Lezhës mbajnë në këmbë teqenë, ekspertët: Është ruajtur në mënyrë të përkryer
Lezhë - Banorët e e Malësisë së Lezhës kanë ruajtur me fanatizëm një objekt kulti i besimit bektashi, i cili i përket shekullit të 17-të dhe njihet me emrin Teqja n'sulti, edhe pse ata vetë janë të besimit katolik.Banorët po kontribojnë për restaurimin e teqes dhe nisma e tyre është prezantuar pikërisht në ditën e Kurban Bajramit. Harmonia fetare sipas banorëve është e shkëlqyer dhe se çdo 6 muaj në këtë teqe vinë besimtare që kryejne ritet e tyre fetare.Përgjegjësi i Monumentëve të Kulturës në Lezhë Paulin Zefi shprehet se është e habitshme sesi nuk është identifikuar asnjëherë më parë ky objekt kulti, pasi mbart vlera të jashtezakonshme arkitektonike.Pas rindërtimit të një kishë në Mal Bardhë të Kurbinit me kontrbut të komunutetit mysliman ky është një tjetër rast i cili tergon se harmonia fetare në vendin tonë është për t’u vlerësuar.
(Në foto: Teqeja e ruajtur në Lezhë nga banorët)