Rrumbullaku: Tatimet, më të rëndësishme se Dogana, janë lënë në hije

Tiranë – Administrata tatimore në vend duket se është lënë hije, në një kohë kur ajo është më e rëndësishme se ajo e doganave për shtetin, pasi ka potencialin të arrijë më shumë të ardhura fiskale. Kështu gjykon eksperti i ekonomisë, pedagogu Olti Rrumbullaku. Gjatë një bisede në studion e “Ora News” me gazetarin Edvin Peçi, Rrumbullaku tha:“Dy ditë më parë, pamë Ministrin e Financave që pati një shfaqje të rezutateve në administratën doganore, e cila ka qënë më e survejuar dhe ka pasur konsulencën e “Croën Agents”. Por, ka rezultate të përmirësuara dhe është lënë më në hije, administrata tatimore, që për mendimin tim është më e rëndësishmja e të gjithë shtetit. Pavarësisht se është lënë në hije, nuk është në fokusin e diskursit publik. Ajo e ka potencialin që të arrijë shumë më tepër të ardhura fiskale dhe të ndihet përherë shumë më tepër zbatimi i ligjeve fiskale në Shqipëri.”Por, duke gjykuar rëndësinë e saj, Rrumbullaku shprehu besimin se shumë shpejt, folusi do të kalojë tek Tatmiet. “ Unë besoj se fokusi do të kalojë në vazhdim tek administrata tatimore, - tha ai, - se shteti do të kërkojë më shumë para, se do të fillojë të kryejë shpenzime publike, investime publike. Dhe ne kemi disa shembuj, që i konsideroj shumë pozitivë, si atë të ndalimit të duhanit në ambiente publike, që ndihet të paktën në qytetet e mëdha.”Intervista e plotë e Olti Rrumbullakut në Ora Newsar.sh/Oranews.tv