Skandal/ Mjekët i heqin kempin të sëmurit mendor: I aftë të ruajë pulat
Vlorë- Është një histori nga ato të rrallat, por tipike shqiptare. Është drama e një 32- vjeçari nga Vlora( në foto) që pas 22 vitesh i kthehet aftësia për të bërë një punë, duke i ndalur ndihmën që fiton prej kempit.Dhe puna që mjekët i kanë miratuar për të kryer është po ashtu çudi e rrallë: të ruajë pulat e familjes së tij në fshatin Shkozë të komunës Sevaster.
Duket e pabesueshme, por nëna e Fatmir Mukajt na e bën realitet duke na treguar kartelën firmosur nga mjekët, ku djali i saj konsiderohet i aftë për të ruajtur kotecin.
“ E morën djalin dhe e pyetën. Mua nuk më morën brenda që të sqarohesha me to. Se çfarë foli djali se çfarë tha nuk e di. Ky është i përgjegjshëm thanë se ja dhe pulat i ruan. Kepmi nuk na pranoi fare”tregon ajo.Këtë diagnozë mjekët e kanë bazuar në faktin se i riu me probleme mendore që në lindje prej disa kohësh ruan pulat e familjes dhe kjo e përjashton nga skema e ndihmës që ka përfituar nga dalja në kemp 22 vjet me rradhë.E meqë ai ruan pulat diagnoza e mjekëve është shkruar pa hezitim se ai ka thjeshtë një prapambetje te lehte mendore, te moderuar.
Kreu i Komunës Sevaster, Kujtim Sinani, ku ben pjese fshati Shkoze, i kontaktuar telefonikisht konfirmon paaftesine e tij qe në vegjeli dhe veshtiresite ekonomike te familjes, por shton se ky rast nuk zgjidhet dot nga Komuna.