Berat, Kryqi i Kuq qendër ditore për të moshuarit, shërbim për 30 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2014, 14:38
Të moshuarit e Beratit do të kenë qendrën e tyre ditore, ku do të marrin shërbimin shëndetësor por njëkohësisht do të jetë edhe një mundësi për të kaluar ditën në një mënyrë më aktive.Hapja e qendrës është mundëuar nga Dega e Kryqit të Kuq Berat. Ndërsa sekretarja e përgjithshme e Degës së Kryqit të Kuq, Tatjana Toska, shprehet se kapaciteti i qendrës do të rritet ne të ardhmen.Qendra ditore si fillim do të ofrojë shërbime për rreth 30 të moshuar, ndësa më vonë numri pritet të shtohet.