Pas zbulimit arkeologjik, firma pezullon punimet për By-passin e Fierit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2014, 12:52
Fier –Zbulimi i varrit me 14 skelete njerëzish pranë parkut arkeologjik të Apollonisë, ka detyruar punëtorët të pezullojnë punimet për By-passin e Fierit në pritje të arkeologëve.Punimet për By-passin e Fierit në fshatin Pojan, pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nxorën në sipërfaqe një varr të lashtë që mendohet se i përket shekujve katër dhe tre para erës sonë, duke shënuar një zbulim të rëndësishëm për arkeologjinë.Për arkeologun Vangjel Dimo, ky zbulim vërteton ekzistencën e komunitetit që ka jetuar në Parkun e Apollonisë. Ndërsa espertët e arkeologjisë do të përcaktojnë periudhën kohore të varrit.Objektet e Nekropolit janë të lëvizshme dhe nuk pengojnë zhvillimin e metejshëm të punimeve për Bypass-in e Fierit.