Basha në Kavajë për Bajramin: Të hiqet dorë nga fantazmat e së shkuarës

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka zgjedhur jo krejt rastëisht Kavajën për të uruar festën e Kurban Bajramit.“ Gëzuar Kurban Bajramin! Mbarësi, dashuri e mirësi sjelltë për çdo shqiptar, për çdo familje shqiptare, e për të gjithë kombin tonë kudo”.Nga qyteti i trazuar me thyejnë e “dy gishtave”, simbol të demokracisë, lideri opozitar uroi më shumë paqe e harmoni dhe jo kthim të fantazmave të së shkuarës.“Me rininë kavajase, me shqiptarët e lirë të djathtë e të majtë do të dimë të ndalim prapë të keqen, do të dimë ta arkivojmë në analet e së shkuarës, do të dimë të përqafojmë të ardhmen”.Basha nuk kurseu kritikat për qeverinë që sipas tij po gropos ekonominë dhe vendin.“E keqja i ka këmbët e shkurtra dhe kohën e shkurtër. Me ndihmën e Zotit të madh, me ndihmën e qytetarëve shqiptarë që duan përparimin, që nuk duan konfliktin, nuk duan përplasjen, nuk duan shkatërrimin do të dimë të arkivojmë edhe atë pjesë të së kaluarës që sot na rikthehet me petkun e rrentë të së ardhmes” tha Basha.