Rama shmang batutat për kurban. Idrizi ironizon koalicionin. Meta: Duhet harmoni

Tiranë-Me këtë lule për gazetaren e Ora News na dalje pas vizitës në Komunitetin Mysliman, kryeministri Edi Rama shmangi çdo koment për “Kurban”(në foto).rama lule“Gëzuar, ju e dini që unë jam kundër politikanëve që flasin këtu te dera e xhamisë, kështu që Gëzuar të gjithëve” tha Rama për gazetarët.Por deri diku ironik, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, po me termin “Kurban” ka qetësuar trazirën mediatike të futjes së tij në qeveri.idrizi 2“Kjo festë është një festë shumë e madhe mijëravjeçare. Vjen nga historia e hazretit Ibrahim, që sakrificën të cilën ai po bënte ai e shtriu mbi të dhe gjithë nejrëzimin. Dhe besoj se nuk është vendi që ne të përmendim “kurbanë” të tjerë”.Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta, zgjodhi termin harmoni, për të nënkuptuar edhe bashkëjetësën politike.meta 2“Urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite të cilat na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, më shumë mirëkuptim, për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin dhe sidomos me ata qytetarë që kanë më shumë nevoje.Jemi krenarë sot të gjithë për bashkëjetesën dhe harmoninë tonë të shkëlqyer, e cila është një meritë e veçantë e komuniteteve, e frymës së tolerancës që ato përçojnë.Ky Bajram është i mbarë, edhe motin e shikoni që është çelur dhe shpresojmë që mot të jetë akoma më mirë. Kjo nuk është ditë për të bërë politikë, por ditë që politika të mësojë nga kjo bashkëjetëse dhe harmoni e shkëlqyer fetare”.Duke qenë jashtë këtij diskutimi koalicionesh qeveritare, zëri i opozitës Edi Paloka në Komunitetin Mysliman u mjaftua vetëm me urimin për Kurban Bajramin.paloka“ Përveç urimit nuk kam ndonjë gjë tjetër. Kjo është dita e sakrificës që çdo njeri duhet të bëjë për të arritur më të mirën dhe mundur më të keqen”.