Hong Kong, nisin bisedimet mes protestuesve e qeverisë

Protestuesit në Hong Kong kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime me autoritetet qeveritare pas përkeqësimit të situatës të premten.Qeveria në Hong Kong ka mbyllur përkohësisht selinë e saj pasi protestuesit bllokuan hyrjet e ndërtesave të administratës, në demonstratën më të madhe që ka parë ndonjëherë qyteti që prej dorëzimit ndaj sundimit kinez në vitin 1997.Protestuesit bllokuan aktivietin e administratës, ndërkohë që nëpunësit kërkuan që të vazhdojnë detyrën e tyre.Më pas u ra dakord mes policisë dhe protestuesve që puna të vijojë pavarësisht bllokimit të hyrjeve të ndërtestave dhe të lejohet lëvizja e punëtorëve. Mijëra persona më herët u mblodhën, duke i lëshuar një ultimatum kreut ekzekutiv Leung të japë dorëheqjen, por u zhgënjyen kur ai deklaroi se s’ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë.Kreu i Hong Kongut ofroi bisedime të cilat fillimisht u refuzuan nga studentët, por më pas u arrit marrëveshja që të bisedohet mbi zgjidhjen e kësaj situate.Rreth 100 policë vijojnë të mbikqyrin ndërtesat qeveritare, ndërkohë që nga ana tjetër edhe protestuesit vijojnë të qëndrojë në rrugë duke kërkuar demokraci në zgjedhjet e 2017.Kina sundon Hong Kongun nëpërmjet formulës "një vend, dy sisteme, sipas një ligji themelor, i cili i ndalon disa të drejta Hong Kongut. Më 31 gusht qeveria e Hong Kongut dekretoi kandiatet e zgjedhjeve të 2017, gjë për për të cilën protestuesit nuk bien dakord, pasi duan zgjedhje të lira.