Përfundon arratia e Nirgen Ymerit, kapet te "Pallati me shigjeta"i dënuari

Tiranë- Ka zgjatur vetëm 15 ditë arratia e Nirgen Ymerit, i burgosuri i cili u shpëtoi nda duart forcave të policisë gjatë transferimit për në burgun e Fushë Krujës.Ndalimi i tij u bë rreth orës 16:00 nga forcat speciale, në zonën e "Pallatit me Shigjeta". Ai u arratis paraditen e 16 shtatorit. Ngjarja u shënua në zonën e Kamzës, vetëm disa metra larg komisariatit.Ymeri ka zgjedhur një moment, ndoshta edhe mosvëmendje të efektivëve që e shoqëronin duke hapur derën e mjetit dhe ka fituar lirinë, megjithëse supozohet se 22-vjeçari ishte me duar të prangosura.Ai ishte ishte arrestuar në datën 5 shtator dhe ishte mbajtur këto 10 ditë në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit,në pritje të trasferimit drej burgut të Fushë Krujës.22-vjeçari është dënuar me 18 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.[caption id="attachment_391067" align="alignright" width="640"]nirgen ymeri Në foto: Nirgen Ymeri duke u shoqëruar për në drejtorinë e policisë[/caption]