Rama në Fier: Rilindje e vendlindjeve. Shqiptarët nuk kanë më motiv të emigrojnë

Fier - Turi "Rilindja e qyteteve" e ka çuar në Fier shefin e ekzekutivit, ku ka inspektuar punimet përgjatë bulevardit "Jakov Xoxa", një investim me një vlerë prej 200 milion lekë të reja, të financuar nga qeveria shqiptare.Nga Fieri Rama deklaroi se do t'u jap qytetarëve mundësinë e rilindjes në qytetin e tyre dhe jo në emigracion.Rama nuk harroi të përmendte sërish lumin Gjanica kur tha se është bërë si Lana e dikurshme për Tiranën, duke i bërë thirrje bizneseve të largohen, sepse shumë shpejt do të ndërhyhet për rehabilitimin e tij.Gjatë vizitës në Fier, Rama është ndalur edhe në Bashki, ku ishte dhe ambasadori gjerman, që ngriti flamurin në sheshin "Europa Plaza", vend i kthyer në traditë tashmë, pasi te globi ngrihet flamuri i çdo shteti që feston ditën kombëtare.