Kalendari i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli: Sezoni i mbushur plot risi
Tiranë- Mbrëmjen e së martës ka qenë drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili ka shpallur kalendarin artistik 2014-2015 për sezonin e ri teatral.E veçanta e sezonit të ri është se çdo shfaqje është e publikuar në një libër, i cili përban të gjitha ditët dhe oraret e shfaqjeve dhe është vënë në dispozicion të publikut artëdashës.Sezoni 2004-2015 hapet ditën e premte me veprën e regjisorit Spiro Dunit, i cili ndihet krenar që është përzgjedhur pikërisht ai për këtë hapje sezoni.Ndërkohë këtë sezon do të vihen në skenë veprat e dy regjisorëve të rinj, por gjatë fjalës së tij Drejtori Hervin Culi bëri të ditur se vazhdojnë audicionet për aktorë në teatër.E pranishme në ceremoninë e hapjes së sezonit të ri teatral ishte edhe Ministrja e Kulturës,Mirela Kumbaro, e cila e vlerësoi iniciativën e drejtorit Çuli për të përmbledhur në një libër të gjitha shfaqjet, pasi në këtë mënyrë vazhdon të mbahet premtimi për transparencë në çdo hap.