Si nis dhe ngryset dita e një të moshuari, disa punojnë për të mbijetuar

Tiranë - Një i moshuar në Shqipëri ka shumë pak alternativa për të kaluar ditët, muajt apo vitet e mbetura të jetës. Në ditën botërore të të moshuarve me kamerën tonë sjellim momente, një ditë të disa kategorive të moshës së tretë.Për 80 vjeçarin, Zef Lufin, i cili pak vite më parë ka humbur të shoqen nga sëmundja e kancerit, dita nis në orën 08.00. E para është kafja dhe leximi i shtypit për t’u informuar.Makbule Dervishi prej 1 muaji është azilante por jo nga braktisja.Margartita Xhepa, tashmë është një e moshuar me status të veçantë. Ajo është aktore e madhe e skenës shqiptare. Në shtëpinë e të moshuarve është e ftuar por vazhdon të jetë aktive në pasionin e saj për artin që ndohaj ia kanë zbutur pak peshën e viteve.E ndërsa panorama e Tiranës ishte kjo për të moshuarit, jashtë kryeqytetit, situata është ndryshe. Më e vuajtuar ku të moshuarëve iu duhet të punojnë.Izet Kosturi është një 80 vjeçari nga Korça. Këtë mëngjesi ka përveshur mëngët dhe ka nisur punën duke bërë orendi shtëpiake, sepse pensioni 14000 nuk i del për të jetuar.Edhe pse 1 tetori në Shqipëri konceptohet ende si ditë festet, të moshuarit ndeshen më një sërë problemesh ekonomike si mospërfitimi i një pensioni, edhe pse qeveria ka vendosur të lidhë për t’a një pension social mbi 6000 lekë. Pensionistët kërkojnë rritje pensioni, ndihmë mjekësore për t’i bërë ditët e tyre më normale.