15 leje ndërtimi në kundër ligjit, arrestohet Kryekomunari i Ksamilit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2014, 15:53
Sarandë-Arrestohet kryetari i Komunës së Ksamilit, Besnik Abedini, nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës".Ndalimi i tij është bërë pasditen sotme, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe shefi i Urbanistikës në Ksamil, Fatos Malaj.Abedini dhe Malaj akuzohen për dhënie lejesh ndërtimi në kundërshtim me planin urbanistik të fshatit turistik.Hetimi ka nisur në bazë të referimit të Komisariatit të Policisë Sarandë, mbi një rast ndërtimi të paligjshëm.Nga veprimet proceduriale të kryera nga Prokuroria Sarandë, rezultoi se janë aplikuar praktika të kundërligjshme në të paktën 15 raste të dhënies së lejeve të ndërtimit.Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën e pezullimit nga detyra për shtetasin Alban Budo me detyrë Kryeinspektor i Inpektoriatit Vendor Urbanistik të Komunës.
Prokuroria jep detaje për arrestimin e kryekomunarit në Sarandë