Nikolla: Arsim për shqiptarët në rajon. Kuota edhe për kategori të veçanta

Tiranë - Shqiptarët që jetojnë në rajon do të kenë 600 kuota në universtiete për të vazhduar studimet e larta. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla në një konferencë shtypit tha se këto kuota janë për shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Presheva dhe Medvegja.Por kuota do të ketë edhe për të varfërit, jetimet të cilët duhet të aplikojnë nga sot në Ministrinë e Arsimit. Për t’a do të ketë kuota të posaçme.Këta kandidatë për student duhet të regjistohen deri në 8 tetor, në të kundërt nuk do të lejohen të ulen në auditore.