Në Shqipëri 7 mijë raste të reja me kancer, Onkologjiku pa ilaçe
Tirane- Vetëm këtë vit janë regjistruar 7 mijë raste të reja në spitalin onkologjik. Përballë këtij fluksi ka mungesa në medikamente, aparatura e madje mungojnë edhe mjekët onkologë.Shërbimi i Onkologjisë në QSUT nuk ka strukturë për të përballuar numrin e të prekureve nga sëmundjet tumorale.Këtë vit shifrat janë edhe më shqetësuese sepse rezultojnë 7000 raste të reja në vit, të diagnostikuar me kancer ku vetëm kanceri i gjirit ka prekur 900 femra.50% e të prekurve ndërrojnë jetë për shkak se sëmundja ka avancuar.Shefi i Shërbimit Agim Sallaku tha se ky pavion po bënë gjithçka është e mundur për të përballuar kërkesat por në vend është nëvoja urgjente për ngritjen e 5 qendrave për shërbimin paliativ në spitalet rajonale.“Ka një shtim të rasteve me kancer dhe numri i të prekurve është në rritje. Në vendin tonë ka 7 mijë raste të të prekurve me kancer, nga të cilat 50% nuk kanë shërim. Rreth 4 mijë persona humbin jetën çdo vit nga kanceri dhe vendi ka nevojë për shërbim paliativ”, tha Sallaku.Në komisionin e Shëndetësisë deputet e Partisë Socialiste thanë se në spital ka ndodhur ajo që quhet abuzim i rëndë me aparaturat ku pasijet si akseleratori linear nga shërbimi onkologjik ka shkuar në neurokirurgji.Deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti shprehu shqetësimin për faktin se aparaturat shkojnë në spitalet e mëdha dhe jo në shërbimet që ka nevojë. Sipas tij akseleratori “nuk shkoi në repartin e Onkologjikut, por në neurokirurgji.”Por ky nuk është i vetmi problem. Medikamentet nuk janë të gjitha dhe importi i tyre nuk bëhet me doza të mjaftueshme për kërkesat. Drejtori i Shërbimit Paliativ tha se ky shërbim që ofrohet për të prekurit me kancer ka numër të pakët specialistësh ndërsa ka vetëm një makinë në dispozicion. Mungesa e mjekëve onkolog është një tjetër alarm në vend.Diskutimi i ligjit në Komisionin e Shëndetësisë përkon edhe me muajin e sensibilizimit ndaj kancerit.