Bioenergjia, Qeveria e stimulon duke korrigjuar regjimin fiskal
Tiranë – Qeveria ka hedhur hapin e parë në drejtim të efiçensës së energjisë dhe uljes së ndotjeve në ajër, jo vetëm duke promovuar përdorimin e energjive të rinovueshme, por duke e bërë fakt.Këshilli i Ministrave ka korrigjuar regjimin e saj fiskal lidhur me energjinë e gjelbër, që sipas Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ishte mëse i nevojshëm në kushtet kur deri tani ka shërbyer edhe si gropë e zeze për buxhetin dhe praktikë korruptike.Ahmetaj i tha medias se "korrigjimi i kësaj mase ndaj biodiezelit, do të sjellë konkurencë të ndershme dhe prodhimin vendas të saj. Kjo bën që Qeveria të fillojë që sot një mbështetje të drejtpdrejtë në përdorimin e saj, për të zbatuar ato norma që janë kërkuar deri dje dhe do të vazhdojnë të kërkohen nga BE-ja.E theksojmë, tha Ahmetaj, ‘korrigjimi i regjimit fiskal është hapi i parë drejt mbështetjes së energjisë së gjelbër”, duke paralajmëruar kështu masa të tjera të rëndësishme në këtë drejtim.Çfarë janë biokarburantet?Në Shqipëri është folur shumë pak për biokarburantet, duke e veshur me vello misteri këtë industri mjaft të rëndësishme për ekonomine europiane.Biokarburantet janë lëndë djegëse, në trajtë të lëngët ose të gaztë, për transport, të cilat prodhohen nga biomasa, e cila përftohet nga veprimtaria bujqësore, ku përfshihen lëndët bimore dhe shtazore, ato pyjore dhe lëndë të ngjashme industriale.Duke iu referuar portalit energjia.al. dy biokarburantet më klasike janë biodizeli dhe bioetanoli. Biodiezeli përdoret në vend të diezelit konvencional dhe është metil-esteri acideve yndyrore dhe etil-esteri i acideve yndyrore metilike, që prodhohen nga procesi i transesterifikimit të yndyrnave me origjinë bimore vaji vegjetal ose shtazore (dhjamrat e kafshëve) etj.BE ka direktivën 2003/30/EC për promovimin e përdorimit të biokarburanteve dhe karburanteve të tjera të rinovueshme në transport. Kuadri Ligjor në ShqipëriQeveria Shqiptare ka miratuar Ligjin nr.9876, datë 14.02.2008 “Për Prodhimin, Transportimin dhe Tregtimin e Biokarburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse të rinovueshme, për transport.Probleme të kuadrit ekzistues ligjor për biokarburantet në Shqipëri:S'ka akte të tjera nënligjore që mbështesin ligjin; Nuk është e qartë kur do të fillojë përdorimi real me detyrim i biokarburanteve në Shqipëri; Megjithëse Shqipëria konsiderohet si një vend bujqësor, ka akoma bilanc tregtar negativ për produktet bujqësore. Gjithashtu ka mungesë të njësive të përpunimit për prodhimin e biokarburanteve si dhe mungesë të politikave të nxitjes.Pothuajse i gjithë prodhimi i të korrurave nga fermat realizohet nga fermat e vogla. Nuk ekzistojnë ferma të mëdha që merren me kultivimin e të korrurave. Ekziston akoma një kufizim i fermerëve shqiptarë, të cilët nuk kanë dijeni për përdorimin e energjive të rinovueshme si mënyrë për të rritur të ardhurat e fermës. Fermerët shqiptarë janë kryesisht të fokusuar për prodhimin e të korrurave për ushqim. Ka një mungesë tradite dhe ekspertize teknologjie nga fermerët dhe institucionet, të cilët duhet t’i këshillojnë fermerët për sa i përket futjes dhe përdorimit të produkteve bujqësore dhe biomazës për fitimin e energjisëRekomandimeTë finalizohet sa më shpejt Ligji i ri RES; Të hartohet legjislacioni dytësor; Të hartohen strategji për rritjen e ndërgjegjësimit e publikut mbi biokarburantet duke përfshirë forma të ndryshme të edukimit publik. Biorafineria e parë në Shqipëri është ndërtuar në 18 nëntor 2011 në Porto Romano – Durrës dhe është përuruar nga ish-Kryeministri Berisha.ar.sh/Oranews.tv