Diagnostikohet rasti i parë i Ebolës në SHBA

Shënohet rasti i parë i Ebolas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet mjekësore thanë se pacienti i infektuar me virusin vdekjeprurës ishte diagnostikuar pasi ishte kthyer nga Liberia në Teksas.Thomas Frieden, drejtor i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dekalroi për gazetarët se pacienti kishte kërkuar trajtim mjekësor gjashtë ditë pas mbërritjes në Teksas, saktësisht më 20 shtator.Frieden tha se pacienti i paidentifikuar po trajtohet në Spitalin e Teksasit dhe është në izolim të rreptë. Zyrtarët po përpiqen të gjejnë të gjithë ata që mund të kenë patur kontakt me pacientin. Shefi i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve tha se nuk ka dyshim se autoritetet do të jenë në gjendje ta mbajnë nën kontroll virusin, në mënyrë që ai të mos përhapet gjerësisht në Shtetet e Bashkuara.I pyetur nëse pacienti mund të ketë patur kontakte me të tjerë persona dhe nëse ishte qytetar i SHBA, Frieden tha se personi ka ardhur në familjen e tij në SHBA." Sigurisht që pacienti ka patur kontakte me familjarët e tij, mbase me një individ apo më shumë dhe kjo mund të ndikojë në përhapjen e virusit të Ebolas në javen e ardhshme. Por, bësojmë se do ta ndalim këtu virusin, do të përpiqemi maksimalisht që kjo most ë ndodhë. Spitalet amerikane kanë trajtuar disa pacientë të diagnostikuar me Ebola në Afrikën Perëndimore dhe pothuajse të gjithë kanë qenë mjekë të ktheyer nga vendet e prekura me virusin. Frieden dekalroi se spitalet amerikane janë të përgatitura maksimalisht dhe sipas tij, ebola nuk mund të kërcenojë Shtetet e Bashkura njëlloj si afrikën perëndimore, për shkak të infrastrukturës shëndetësore.”