Vendet vakante në AMA, Peza: Do zgjedhim 2 anëtarë, 1 opozita

Tirane- Mazhoranca vendos të zgjedhë e vetme dy anëtarët e Autoritetit te Medias Audiovizive.Komisioni i Medias është mbledhur paraditen e së mërkurës 1 tetor,  për të nisur procedurën për përzgjedhjen e 2 emrave që mbështeten nga shumica.Ndërkohë, opozita, vijoi bojkotin e saj duke mos qenë e pranishmë ne mbledhje.Nënkryetari i komisonit të Medias, Alfred Peza, tha se sipas marrëveshjes do tia lërë njërin prej posteve opozitës.Komisioni i Medias, do të shkojë drejt përzgjedhjes së vetëm 2 emrave nëpërmjet parimit të skualifikimit, 26 kandidatë që kanë shfaqur interes për të qenë anëtarë të AMA.Në mbledhjen e sotme komisioni skualifikoi emrin e Marjana Çelës. Ndërkohë që gjatë pasdites është thirrur një tjeter mbledhje për të bërë skualifikimin e emrit të dytë, që në këtë rast është e drejtë e opozitës.Anëtarët e mazhorancës në komision thanë se edhe në rast se opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhje, mund të dërgojë me shkrim emrin e kandidatit që kërkon të skualifikojë.Nëse opozita refuzon ftesën, atëherë procedura rrezikon të bllokohet pasi ligji parashikon se opozita dhe maxhoranca alternohet në procedurën eleminuese të kanditatëve.ex/oranews.tv/