Sekretariati i Energjisë pranë BE-së: Çdo kilovat orë duhet të reflektojë koston
Tiranë - Me një diplomaci prej Europiane drejtori i Sekretariatit për Energjinë pranë BE-së pranon indirekt se institucionet shqiptare duhet të rrisin çmimin e energjisë elektrike.Për Janec Kopaç çdo kilovator duhet të reflektojë koston me të cilën sigurohet. Për zyrtarin Evropian mirëmenaxhimi mund të evitonte rritjen e çmimit por aktualisht një gjë e tillë nuk është arritur.“Në Shqipëri ka probleme me humbjet në rrjet por edhe borxhet e pambledhura. Nëse këto probleme do të zgjidheshin brenda një nate atëherë nuk është e nevojshme rritja e çmimit .Por të dhënat tregojnë që nuk është kaq e thjeshtë dhe tashmë është shumë e rëndësishme që çmimi i energjisë elektrike të reflektojë koston që ka në prodhim e deri tek qytetarët. Sistemi energjitik në vend ka nevoj për investime dhe që të keni investime duhen para prandaj mbetet që të reflektohet kostoja tek çmimi dhe te ulen humbjet,” tha Kopaç.Ndërkohë përsa i përket manisë së ndërtimeve të HEC-ve në Shqipëri, Kopaç këshillon që të rinegociohet .“E di që për këtë çështje ka pasur probleme që lidhen edhe me borxhet por ajo që ne këshillojmë është që të rinegociohet midis qeverisë dhe konçensionarëve.Duhet që shteti të menaxhoj siç duhet këtë çështje duke e ridizenjuar edhe njëherë situatën.”Drejtori i Sekretariatit të Energjisë kërkoi nga institucionet shqiptare që të bëhet kujdes edhe me pavarësinë e Entit Rregullator të Energjisë elektrike ndërkohë që vlerësoi marrëveshjen e arritur me CEZ .Gjithashtu ai shtoi se në 3-4 vjetët e fundit, nuk është realizuar asnjë reformë në sektorin energjitik.Z.Kopac dhe delegacioni i tij kanë bërë sot prezantimin e Raportit Vjetor, në zbatim të Traktatit të Komunitetit të Energjisë për vitin 2013-2014. Ndër të tjera ata kanë vlerësuar se Qeveria shqiptare, Ministria e Industrisë, duhet të mbështesin OST-në dhe OSHEE-n, ndryshe ish-CEZ në uljen e humbjeve të energjisë duke vendosur një treg të qëndrueshëm.Kreu i Komisionit të Veprimtarive, z.Eduard Shalsi, tha nga ana e tij se roli i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë bëhet i rëndësishëm në këtë moment, pasi do të bëjë një “skanim” të sistemit energjitik në Shqipëri dhe do të na orientojë drejt problemeve më të prekshme.ar.sh/Oranews.tv