Policia Rrugore në godinë të re për 2 muaj, investon fondacioni mysliman

Tiranë - Policia e qarkullimit Rrugor të Tiranës do të ketë një pamje të re brenda dy muajsh, falë rikonstruksionit të nisur dje nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.Janë dy institucione arsimore – kulturore të lidhura me Komunitetin Mysliman, si Fondacioni Arsimor Sema dhe Universiteti “Hëna e plotë Bedër” që kanë vendosur të mbështesin projektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, në kuadër të misionit për kontributin në shoqëri dhe prioritetit që i është dhënë përgjegjësisë sociale.Sipas Ministrisë, projekti parashikon ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Policisë Rrugore për pritjen e qytetarëve. Të gjitha punimet do të përfundojnë brenda 60 ditësh dhe do të krijojnë mundësinë që tashmë qytetarët të priten në mënyrë sa më komode në mjedise të reja, që shkurtojnë kohën e kryerjes së procedurave standarde dhe rrisin transparencën e veprimeve të Policisë.Rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, nëpërmjet ngritjes së zyrave të pritjes së publikut në të gjitha drejtoritë dhe komisariatet e Policisë po bëhet duke shfrytëzuar bashkëpunimin me iniciativat e biznesit privat.ar.sh/Oranews.tv