Gjermania vendi ideal për karriere, Spanja për të shijuar pensionin

Gjermania është shteti europian ku është më e lehtë për të gjetur punë dhe për të bërë karrierë, ndërsa shteti më i mirë për të shijuar vitet e pensionit është Spanja.Këto janë rezultatet e sondazhit të institutit Ipsos ku janë pyetur 13 mijë europianë.Sipas të dhënave në 7 shtetet nga 13, Gjermania është identifikuar si shteti ideal për të punuar, ndërsa Zvicra është konsideruar si vendi më i mirë për të rritur fëmijë, shkruan ANSA.