VIDEOLAJM/ Roshi: Në vendin e “2 gishtave”, do ngre monument madhështor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2014, 08:56
“Në vendin e “2 gishtave” do ngre monument madhështor që nuk është parë në rruzullin tokësor.”Kështu deklaroi Elvis Roshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës në emisionin “Tonight Ilva Tare” mbrëmjen e 30 shtatorit në RTV Ora News, ku temë e diskutimit ishte shembja e obeliskut në qendër të Kavajës. Deklarata në video.Nga shkatërrimi i Obeliskut në Kavajë tashmë kanë mbetur vetëm rrënoja. Shembja e simbolit të demokracisë që ka nxehur debatin publik prej dy ditësh do të pasohet me një protestë të mërkurën pasdite rreth orës 17:00, në mbështeje të cilës janë dhe eksponentë të PD në këtë qytet. Klikoni për të lexuar dhe shikuar debatin në 'Tonight Ilva Tare"