SHBA, studentët e Miçiganit kapin në befasi Nishanin: Gëzuar 48-vjetorin President!

SHBA – Presidenti i Republikës Bujari Nishani ka përjetuar një moment të veçantë në Universitetin e Miçiganit në SHBA, pas ligjëratës që ka mbajtur para studentëve.Duke mos e lejuar të largohet nga foltorja, (në foto) ata befas i kanë uruar Presidentit shqiptar, 48-vjetorin e lindjes! Natyrisht që surpriza ka qënë e bukur e dhe prekëse, aq më tepër kur ajo erdhi jo vetëm nga studentët shqiptarë të këtij universiteti.Presidenti Nishani e vizitoi universitetin prestigjioz me ftesё tё “Qendrёs Weiser pёr Demokracitё e Reja".Bujar Nishani ka lindur në 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit.armanda shtembari/Oranews.tv