Daul mbështet bojkotin e PD: S’ja vlen të shkosh në kuvendin e dhunës

Bruksel-   Presidenti i të djathtëve europianë Josehp Daul duke folur në krah të kreut të PD në Bruksel ka paralajmëruar qeverinë e Tiranës se do ta denoncojë në KE dhunën e ushtruar ndaj opozitës në Kuvend.Daul i ka bërë të ditur Bashës se do t‘i kërkojë Komisionit Europian të zhvillojë hetime për dhunën e ushtruar brenda Parlamentit.“Unë shoh fakte shqetësuese. Ne do të kemi së shpejti një Komision të ri Europian.Ne do t’i kërkojmë Komisionit Europian të zhvillojë hetime të thella për sjelljet në Kuvendin e Shqipërisë, sepse duke parë atë që po ndodh në Parlament, dhe me disa persona që janë në qeveri, ngrihen shumë pikëpyetje”, deklaroi DaulPresidenti i PPE i ka dhënë të drejte opozitës ne vendimin e saj për të qëndruar jashtë parlamentit në kushtet kur në kuvend nuk respektohen te drejtat themelore, dhe vendimet e gjyqësorit.“Ka të drejta dhe rregulla që duhen respektuar. Nëse Gjykata Kushtetuese shpall vendime, ato duhet respektuar nga Parlamenti. Nëse në gjirin e Kuvendit nuk respketohen të drejtat themelore dhe sistemi i drejtësisë, atëherë nuk ia vlen që të qëndrosh në Parlament. Unë premtova që do ta ngre këtë çështje në nivelin europian, sepse shteti ligjor dhe drejtësia janë parësore për Bashkimin Europian. Unë e njoh zotin Rama. Kemi pasur rastin të bisedojmë gjatë me të në një takim në Strasbourg për çështjen e numërimit opo jo të kutive të votimit. Eshtë zoti Rama që duhet të kishte treguar i pari shembullin e respektimit të së drejtës dhe të drejtësisë”, u shpreh Presidenti i PPE.PPE është formacioni më i madh dhe më me ndikim në nivelin europian. Në përbërje të tij janë liderë të vendeve më me influencë të BE si, kancelarja Merkel, presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Komisionineri i ri për Zgjerimin , dhe PPE ka shumicën në Parlamentin Evropian.