Hong Kong sot në Ditën Kombëtare, studentët përgatiten për protesta

Autoritetet në Hong Kong kanë nisur ceremoninë e festimit të ditës kombëtare , pavarësisht protestave pro-demokracisë në vend, të cilat kanë 5 ditë që vijojnë.Kreu i ekzekutivit të Hong Kongut Leung Chun-ying dhe zyrtarë të tjerë morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në sheshin Bauhinia.Duke shprehur shqetësimin se festimet e Ditës Kombëtare mund të provokojnë dhunë, studentët e Universitetit të Hong Kongun bënë një apel në internet që ceremonia e flamurit të mos ndërpritet apo cënohet.Festimet shkuan të qeta dhe paqësore, edhe pse protestuesit fërshëllenin në momentin e himnit kombëtar. Në fund të ceremonisë, dy flamujt, ai kinez dhe i Hong Kongut, u valëvitën në shenje bashkëpunimi mes dy vendeve.Pas ceremonisë, ligjvënësi pro-demokracisë Leung Kwok i bëri thirrje kreut ekzekutiv të japë dorëheqjen, teska ky i fundit po festonte dhe këndonte himnin kombëtar kinez. Mijëra demonstrues kanë 5 ditë që protestojnë në Hong Kong, duke kaluar edhe natën jashtë, pasi kërkojnë një proces demokratik në zgjedhjet e 2017.Studentët vendosën si afat të fundit ditën e martë 30 shtator 2014 për tu takuar me kreun ekekutiv të vendit, por deri tani asnjë takim nuk ka ndodhur mes palëve. Pavarësisht se protestat shihen si një presion ndaj qeverisë së Pekinit, dje ministri i Jashtëm kinez deklaroi se protestat janë të paligjshme dhe se janë në mbështjeteje të qeverisë së Hon Kongut.Edhe Kina shënoi sot Ditën Kombëtare, me festime dhe ceremoni në sheshin Tiananmen. Festimet shkuan si zakonisht, me ceremoninë që shënoi 65 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës . Në sheshin më të madh të Kinës u mblodhën më shumë se 100.000 persona.