Norvegjia, vendi më i mirë për t’u plakur, Shqipëria në vendin e 53-të

Norvegjia është vendi më i mirë për t'u plakur, sipas një indeksi që mat mirëqenien sociale dhe ekonomike të personave mbi 60 vjeç. Indeksi Global për Mbikëqyrjen e Moshës ka bërë hulumtimin në 96 vende. Në pozita të larta ka radhitur Australinë, Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore, ndërsa në fund Afganistanin.Nga 96 shtete, vendi ynë është radhitur ne vendin e 53. Sipas raportit, Shqipëria ka normë të lartë të punësimit me 57.7%, por jetëgjatesinë shumë të ulët, nën mesataren e përgjithshme.Në raport vendi ynë cilësohet me mirëqënie të mirë psikologjike, por jo mjedis të mirë për moshën e tretë. Megjithatë specifikohet se të moshuarit në Shqipëri janë ndërgjegjësuar kohët e fundit për çështjet e shëndetit mendor dhe sëmundjes Alzheimer. Raporti vlerëson se në vitin 2050, 21 për qind e popullsisë globale do të jetë mbi 60 vjeç.Indeksi ka bërë matje në katër fusha: sigurinë e të ardhurave, shëndetësinë, aftësinë personale dhe përshtatshmërinë e mjedisit. Menjëherë pas Norvegjisë, raporti radhit Suedinë, Zvicrën, Kanadanë dhe Gjermaninë. Raporti vjen në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve që shënohet çdo vit më 1 tetor.Sipas OKB numri i perosnave me moshë mbi 60 vjec pritet të arrijë në 1.4 miliardë në vitin 2030.