“Dy gishtat”, Shamata: Akt i shëmtuar, komunistët prishën xhaminë në ’67 për banjo publike
Tiranë- E majta sa herë vjen në pushtet rehabiliton dhe glorifikon simbolet e diktaturës. Deklarata vjen nga ish-deputeti i PD-së për Kavajën si kundërpërgjigje e asaj çfarë ndodhi me Obiliskun e Demokracisë në këtë qytet.Në emisionin “Tonight Ilva Tare” Shamata thotë se ky akt i shëmtuar ishte paralajmëruar nga Kryeministri që gjatë fushatës elektorale, por e spostoi në kohë nga frika se do ti kthehej në bumerang zgjedhor.“Ishtë një gjë e paralajmëruar. Dy javë para zgjedhjeve të qershorit, Rama në një takim elektoral në Kavajë me gjuhën e Ramiz Alisë tha se ne do ti heqim dy gishtat. Me sa duket dikush e udhëzoi, që në prag zgjedhjesh kjo bie ndesh me qytetarët e Kavajës që simbolin e demokracisë e kanë të shenjtë. Pastaj nxori argument se është e shëmtuar. Nuk varet nga Kryeministri, politika, apo kodi estetik i Kryeministrit nëse një është e shëmtuar apo është e bukur.Ajo i takon historisë, ekspertëve. Për hir të një “kodi estetik” shkohet inekstremis, goditet monumenti i demokracisë në Kavajë, për ironi të fatit ditën e vizitës së komisionerit Fyle. Goditet në sheshin ku shqiptarët për herë të parë thanë: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa””.Por Kavaja nuk e ka rast të izoluar shembjen e këtij Monumenti,. Shamata kthehet pas në kohë dhe kujton prishjen e xhamisë në ’67 pranë vendit të dy gishtave. Duke qenë se regjimi komunist e zëvendësoi me banjo publike, ish-deputeti i PD-së ka pikëpytjet e tij nëse kjo bëhet për hir të një investimi publik.“Ky shesh ka pasur dhe raste të tilla të ngjashme, goditja e simboleve të shenjta në ’67, pranë këtij monumenti u shemb xhamia. Atëherë pati pretekst se do krijohet hapësirë e lirë se xhamia na merr frymën dhe e dini se çfarë ndërtuan komunistët? Banjë publike.Nuk jam kundër zhvillimit urban, investimeve, por nëse investimi është kupertuar për të prishur Monumentin, nëse investimi është një kauzë për shpërlarje truri. Investimi filloi nga prishja e Monumentit. Në Kavajë thonë se kjo ndodhi pas vizitës që Edi Rama bëri para disa ditësh atje.Nëse bien simbolet nuk ka vlerë simbolika”.Lidhur me premtimin e Kryebashkiakut se Monumenti do të kthehet, për Shamatën nuk ka vlerë.“Emocioni është i natyrshëm. Ka një qartësi dhe gjakftohtësi, pasi u thuhet se do të kthehet, do të bëhet, por nuk mund të bësh të njëjtën gjë. Njerzit kanë një lidhje mentale me simbolin, me atë që është aty. Ju e dini që pas luftës në Kosovë u vendos Monumenti i Skëndërbeut, fare mirë kosovarët mund të kishin projektuar një Monument goxha të mirë sepse kanë skulptorë të mirë.Por memoria historike lidhet me një Skëndërbe të caktuar dhe morën Skëndërbeun e Janaq Paços dhe çuan në Kosovë. Nuk mund të vëmë shenjë krahasimi midis simbolit të diktatorit dhe këtij simboli që rrëzoi diktaturën. Kur ishte njëri aty, pse të bëhet tjetër dhe kush do e bëjë?”Ndërsa për Bilal Kolën, drejtor i Institutit të Integrimit të të përndjekurve politik, trajtimi i simboleve nuk është çështje që i përket politikës, pasi nuk ka objektivitet.Kola e konsideron si një çështje të fryrë, pas sipas tij në rastin konkret nuk ka asnjë provë që qeveria po godet simbolet e kundështarit.“Nuk mund të masim dot qëllimet e qeverisë. Nëse qeveria ka marrë një angazhim që ta bëjë sheshin “Demokracia” një shesh më interesant për qytetarët dhe vizitorët, i cili natyrisht ka një konotacion shuëm të rëndëishëm historik. Gjykoj që simbolika e emrit të atij sheshi është e paprekshme dhe e patjetërsueshme dhe me sa di unë qeveria ka thënë që do vazhdojë të quhet sheshi “Demokracia”.Duke qenë se ajo që ka ndodhur është si pasojë e disa zhvillimeve urbanistike në shesh them se do të ishte goxha paragjykim. Shumë njerëz mund të jenë prekur me të drejtë, shumë e kanë ngritur disi më shumë gjendjen emocionale me atë që ka ndodhur, të tjerëve nuk ju intereson fare. Të godasësh furishëm qeverinë do pak më shumë provë dhe qasje objektive. Në rastin konkret nuk ka asnjë provë se po goditen simbolet e kundështarit”.Nga ana tjetër politologu, Adri Nurellari, thotë se kjo është një situatë déjà vu. Sipas tij politikës i ka ngecur memoria tek e shkuara dhe këtu kujton dhe orvatjet e qeverisë Berisha për prishjen e piramidës si dhe zhvendosjen e Heronjve të Vigut në Shkodër.“Kjo është një situatë déjà vu që tregon se partitë politike këtu nuk janë prekur aq sa duhet që debatin ta fokusojnë te projektet për të ardhmen, por e kanë kryesisht të ngecur te memoria e së kaluarës. Nuk është rastësi që në dallimet kryesore partiake dhe politike është pikërisht mbi 28-29 nëntorin.Them se është déjà vu, pasi të njëjtat argumenta dëgjuam legjislaturën e shkuar kur u hoqën Heronjtë e Vigut në Shkodër, apo kur u orvatën për të prishur piramidën. Të vjen dhimbje kur shikon se nuk nxjerrim mësim nga pësimet. Shikojmë që qasja është e njëjtë dhe është për të ardhur keq. Për shumë arsye. Kemi pak memorie kolektive monumentale të shesheve, të qëndrave të qyeteteve sepse në kohën e komunizimit janë masakruar në mënyrë dramatike për arsye ideologjike.Baza kryesore e Monumenteve në të gjithë botën janë:1-Tregjet. Hiq pak nga tregu i korçës, i Krujës dhe Gjirokastrës, të tjerat janë prishur.2- Objektet e kultit që janë masakruar. 3-Sarajet apo pallatet e familjeve aristokrate që dhe ato janë shkatërruar.Kemi një memorie dhe trashëgimi monumetale të cunguar prej komunizmit. Ne edhe atë që është ndërtuar, të pëlqyeshme apo jo, por që janë gjurmë të historisë, vazhdojmë ti zhdukim.Zhdukim të kaluarën dhe ndërtojmë qytetin e ri. E ardhmja nuk duhet të vijë në kurriz të trashëgimisë monumentale. Edhe vetë ndërtimi i sheshit të vjetër në Tiranë, qoftë me projektin e financuar nga arabët apo dhe projektin improvizuar nga Basha cënohet trashëgimia. Mund të krijojmë sheshe të reja”.Ndiqni të plotë emisionin "Tonight Ilva Tare"