Qefalia për Ora News: S'kemi qellim shkarkimin e kreut të SHISH, Ajazi

Tiranë - Grupi i kontrollit, për Shërbimin Informativ Shtetëror, nuk ka për qëllim shkarkimin e kryetarit Visho Ajazi.Në intervistën e mbrëmjes, në RTV “Ora News”, përballë gazetares Jonida Shehu, anëtari Xhemal Qefalia, tha se ky kontroll synon evidentimin e problemeve në atë institucion me qëllim përmirësimin e performancës.“Asgjë nuk është e vërtetë, ne e kemi deklaruar, madje edhe nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë, është bërë prezent edhe para mediave. Para disa kohësh ne kemi lexuar raportin, që grupi i kontrollit ka kryer detyrat e saj në mbikqyrjen e veprimtarisë së Shërbimit Informati dhe për aq kohë sa nuk kemi një vendim tjetër të ndërmarrë nga Komisioni, asgjë nuk është e vërtetë.Ne nuk jemi për gjueti shtrigash, për të krijuar një komision, për të kontrolluar dhe për të shkarkuar Kryetarin e Shërbimit Informativ” – tha Deputeti socialist.Ndërkohë në lidhje më debatin se Shërbimi Informativ, që ka përgjuar krerët e lartë të shtetit, Qefalia, duke refuzuar të përgjigjej, la të hapur mundësinë se diçka e tillë ka ndodhur."Unë nuk jam këtu për të komfirmuar lajmet që kanë dalë nëpër media", - theksoi Qefalia, duke folur më tej edhe për ecurinë e Komisionit të Sigurisë, - "Unë jam pjestar i Komisionit të Sigurisë dhe pjestar i ekipit të kontrollit, i cili pasi mori autorizimin nga Komisioni i Sigurisë, ushtroi një kompetencë kushtetuese, të mbështetur edhe në rregulloren e Kuvendit. Është për të ardhur keq, pasi në këtë komision të vogël duhet të ishin dhe dy përfaqësues të Partisë Demokratike, por nuk e pranuan.Kontrolli i sigurisë të këtij grupi të vogël ka qënë i bazuar mbi disa pika të përcaktuara, të cilat janë bërë mediatike. Ky kontroll ka konsistuar në 3 elementë bazë kryesorë, të cilët kanë qënë, letra që është bërë publike edhe nga televizioni juaj. Një letër qarkore që i është drejtuar të gjithë komisariateve të Policisë, për t’u informuar për numrat e telefonit dhe për t’i ndjekur në vazhdimësi, i cili është një problem i kundraligjshëm.Problemi i dytë, - një problem që televizoni juaj ka meritën që e ka iniciuar i pari, - ka qënë për disa emërime jashtë kritereve. Dhe problemi i tretë natyrisht është problemi i përgjimeve. Ne jemi në fazën e përpunimit të materialit, vënien në dijeni të Kryetarit të Kuvendit për t’a informuar rreth problematikës, pastaj do të jetë vendimarrja e këtij Komisioni, të ndërmarë hapa të mëtejshmëm, për ecurinë në funksion të këtij shërbimi” – tha Qefalia.Xhemal Qefalia, tha se deputetët socialist janë dhe do të jenë kritik me ç'do zyrtarë që shmang interesat e qytetarëvë, përfshirë dhe ministrat e kabinetit Rama.“Ka një komunikim shumë normal. Jo çdo gjë ka shkur në kushte optimale për t’u plotësuar të gjitha detyrat, ka pasur edhe neglizhenca nga disa Ministra, lidhur me zbatimin e disa detyrave që kanë paraqitur qytetarët. Duke u bërë prezent edhe nga ana jonë kanë gjetur zgjidhje.Ne jemi një mazhorancë që nuk jemi në parlament vetëm për të çuar kartonin dhe sa herë ta bëjë me dorë Kryeministri, ngrije kartonin jeshil apo të kundërt. Ne jemi një mazhorancë që mbikqyrim veprimet e qeverisë, të organeve ligjzbatuese dhe i bëjmë prezent sa herë që diktohen.Unë jam shumë institucional, ndaj Ministrave dhe ndaj Kryeministrit, nëse do ta ndjej të neviojshme që mund të ketë veprime, sepse e di që kam një Kryeministër dhe Ministrat respektik të cilët i mbajnë shenim të gjitha këto.Vihen në lëvizje të gjitha rastet kur problemi është i drejtë. Ka pasur ndërhyrje dhe të vetë kryeministrit për shumë probleme të cilat kanë gjetur zgjidhje.Ne do të jemi kritikues sa herë që do shikojmë që ministrat i tejkalojnë nevojat e njerëzve dhe nuk i përkrahin. Ne do të jemi shumë më ndryshe nga ajo që permendi Zoti Basha në Këshillin Kombëtar, që tha “pati ministra që i panë nga xhami i makinave, - me syze të errëta, - njerëzit. Ne e bëjmë këtë, se e kemi një përvojë të keqe” – theksoi Qefalia.Deputeti socialist, në koment të zhvillimeve në kapin opozitarë, nuk la pa thumbur kuvendin kombëtarë."Të japësh rezultatin e zgjedhjeve me 7500 votues që kanë marrë pjesë në kongres, ti marrësh për një ditë, do të thotë tëmarrësh listën që ka përcaktuar zotëria dhe ti vësh” – u shpreh Qefalia.Intervista e plotë e Xhemal Qefalisë në Ora News