Pezullohet shefi i auditit në Prokurori, kërkoi "mbylljen" e skandalit të Pukës

Tiranë-Pezullohet nga detyra Shefi i Auditit në Prokurorinë e Përgjithshme, Thoma Janko.Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur për Ora News se pezullimi i Jankos është vendosur gjatë një mbledhje të Këshillit të Prokurorisë për shkarkimin e prokurorit të Pukës, Pëllumb Prençi.Ky i fundit në deklarimet e tij për të ashtuquajturin "Skandali i Pukës" ka deklaruar se "u përpoq të zgjidhte çështjen e ish-kreut të gjykatës së Pukës, Pëllumb Shtjefni në rrugë joligjore, pasi iu kërkua nga një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme.Zyrtari në fjalë sipas tij është Thoma Janko, i cili është pezulluar menjëherë nga detyra e Shefit të Auditit në Prokurorinë e Përgjithshme.Pas pezullimit Anti-korrupsion, në organin qendror të akuzës ka nisur hetimet ndaj Thoma Jankos.Skandali i Pukës përfundoi me 9 të pandehur mes tyre edhe ish-kryetari i Gjykatës Pukë, Shtjefen Lleshi, prokurori Pëllumb Prençi, një oficer i Policisë Gjyqësore, kancelarë, sekretare e avokate të përfshirë në aferë korruptive, duke kërkuar para në shkëmbim të lirisë së një të arrestuari.