Pas vendimit të Gjykatës, ish të përndjekurit: Greva para Ambasadës Amerikane

Ambasada Amerikane do të jetë destinacioni i zhvendosjes së cadrave të improvizuara të ish të burgosurve politikë, pas vendimit të gjykatës së Tiranës për të shprndarë grevistë brenda orës 00:00. Vendimi është bërë i ditur nga një prej koordinatorëve të grevës së urisë, Skënder Tufa.Ndërsa koordinatori tjetëri grevës së urisë Asllan Patrioti deklaroi se asnjë grevist nuk do dalë nga greva me këmbët e tija, duke shfaqur kështu shenja rezistence.Gjykata e Tiranës përmes një vendimi u ka dhëne sot afat deri në mesnatë ish të përndjekurve që janë në grevë për ta ndërprerë atë, pasi e ka cilësuar si të pa ligjshme. Ky vendim i është komunikuar grevistëve nga shefi i komisaritit nr.2 në Tiranë, Dritan Dorda.Pas këtij vendimi dhe bërjes me dijeni të tij, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i ish të përndjekurvr që janë në grevë duke deklaruar të vendosur se nuk do të respektojnë vendimin e gjykatës dhe do të vijojnë grevën e tyre deri në vdekje.Kështu në ditën e 26 të grevës së urisë organi gjykues e ka cilësuar grevën si të pa ligjshme dhe padinë në gjykatë e ka bërë policia e Tiranës.