Hong Kongu përplas SHBA-në me Kinën

Protestat në Hong Kong, përpos problemeve brenda vendit, kanë shfaqur edhe marrëdhënien delikate mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas thirrjes amerikane ndaj Kinës, që të ushtrojë ndikimin e saj në mbrojtje të protestuesve në Hong Kong, Kina është përgjigjur menjëherë, duke rikonfirmuar mbështetjen ndaj qeverisë në Hong Kong dhe duke u shprehur që të gjitha vendet e huaja duhet të qëndrojnë jashtë punëve të brendshmë të tyre.Ministri i Jashtëm kinez, Hua Cuning, në një konferencë për mediat, tha se protestat në Hong Kong janë të paligjshme dhe se qeveria kineze kundërshton me vendosmëri aktivitetet e ndryshme ilegale në Hong Kong, që rrezikojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin social në vend.Cuning nënvizoi se Hong Kongu është një nga rajonet e veçanta administrative të Kinës dhe gjithçka ndodh aty, është çështje e brendshme kështu që ne u kërkojmë vendeve të tjera të jenë të kujdeshme dhe të mos përzihen në asnjë mënyrë me punët tona, tha ai. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës të ushtrojë përmbajtje në Hong Kong, ku mijëra protestuesë pro-demokracisë po shprehin pakënaqësitë e tyre në rrugë.Në Uashington, Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje të dyja palëve që të jenë të kujdesshme. Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në mbështetjen e tyre për votuesit në Hong Kong në zgjedhjet e ardhshme.Protestuesit janë të zemëruar nga vendimi i Pekinit për të miratuar vetëm kandidatët që marrin miratimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e udhëheqjes së Hong Kongut në vitin 2017.Policia në Hong Kong ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekjet për të shpërndarë mijëra protestues pro-demokracisë, që kanë bllokuar distriktin financiar të qytetit, duke sfiduar paralajmërimet e qeverisë për t'u larguar nga kjo zonë.Oranews.tv