Skandali i HEC në Bënjë, Pas banjës së Priftit rrezikohet të thahet dhe burimi tjetër

Tiranë-  Rreziku që i kanoset banjave termale të Bënjës në Përmet me ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Langaricës sa vjen e bëhet më emergjent.Përfaqësues të shoqërisë civile, ambientalistë të ftuar mbrëmjen e 29 shtatorit në emisionin “Natën Vonë” të Jonida Shehut, në televizionin Ora News përcollën apelin për ndërhyrje emergjente pasi rrezikohet të thahet dhe burimi tjetër i këtyre llixhave. Ndërkohë javën e kaluar është tharën burimi i Banjës së Priftit.I ftuar në emisionin e Jonida Shehut n: Sherif Bundo ish deputet i Përmetit tha se kjo situatë kërkon ndërhyrjen emergjente të kryeministrit.Lavdosh Feruni, ambientalist, shprehu shqetësimin se e tërë zona rrezikon të  shkatërrohetIlia Kondi, jurist, por dhe përfaqësues i shoqërisë civile kërkon të  anulohet leja koncesionareShperthimet thanë burimin e Banjës së Priftit, rrezikohet tjetri Sherif Bundo: "Ujrave termale të banjave të Bënjës të lumit të Langaricës i kanë ikur 50 % të vlerave kurative, turistike, ekonomike. Aty kanë filluar eksplozionet për ndërtim, këto ujra po humbasin për shkak të lëkundjeve të mëdha që shkaktojnë këto shpërthime. Ajo që është më e rëndësishmja është se duhet të jetë në rrezik dhe burimi tjetër që është, 50 % tjetër i vlerave të këtyre banjave termale.Rrisku është shumë i madh. Nuk ka më burim te Banja e Priftit . Nuk rrjedh më ujë, nuk rrjedh më as ujë i ftohtë jo më ai i ngrohti që është i pasur me squfur. Është e patolerueshme, ky lloj indiferentizmi. Si mund të ketë indiferentizëm, dhe plogështi në reagimin e administratës publike, të cilën e paguan për të mbrojtur vlerat që ka kjo shoqëri.Më 17 dhjetor 2008 është një vendim i Këshillit të Ministrave i cili shpall Park Kombëtar të ekosistemit natyror "Bredhi i Hotovës" pjesë përbërëse e të cilit janë dhe ujrat termale të Bënjës në lumin e Langaricës.Nëse cënohet parku kombëtar që duhet të mbrohet nga shteti çfarë ka ngelur. Këto nuk janë këmbana që bien për drejtorë por për kryeministrin.Kujt i duhen disa kilovat orë, qofshin këto me mijëra e miliona që prodhohen nga këto HEC, ndërkohë që në këndvështrimin ekonomik vlera e këtyre kilovatëve është më e vogël se vlerat turisitike, mjedisore e agroushqimore e një zone të tërë?Agjencia koncesionare që varet nga kryeministri duhet të bëjë verifikimet. Është shkelje serioze. Në kontratën koncesionare është garantuar se nuk do të ketë humbje të vlerave ekologjike dhe natyrore, por sa nisën shpërthimet me dinamit u tha burimi i parë. Nëse nuk duan që të thahen burimet e tjera duhet të ndërhyrje emergjente. Prokuroria duhet të nisë hetimet.Zona rrezikohet të thahetLavdosh Feruni: "Nëse investimi nuk ka arritur deri në 90 % ajo mund të zhbëhet. Nga një parashikim afatgjatë, ky brez i Shqipërisë, ku është dhe pjesa më vitale do të thahet., do asfiskohet dhe do të ndodhë një lloj eksodi."Do protestojmë të anulohet leja koncesionareIlia Kondi: Shpërthimet kanë dëmtuar eëdhe shpellën e Pëllumbave. Nuk na vihet në dispozicion dosja e dhënies së lejes së koncensionarit. Javën tjetër planifikojmë të organizojmë protesta. Duhet të anulohet leja koncensionare. Është dhënë në kundërshtim me ligjin. Të gjithë qytetarët e Përmetit janë kundra ndërtimit të HEC.Ndiqni të plotë emisionin “Natën vonë”