Rreziku nga IS, Turqia nxjerr artilerinë e rëndë në kufirin me Sirinë
Turqia ka vendosur artelerinë e rëndë në kufirin me Sirinë, pasi bombardimet e Shtetit Islamik prekën tokën turke ditën e hënë.Tanke, automjete të blinduara dhe trupa të armatosura u vendosën në vijën kufitare të Kobanit, duke rritur sigurinë në të gjitha pikat e kontrollit.Një zyrtar i zonës së bombarduar nga Shteti Islamik deklaroi se militantët kanë qenë 10 kilometër larg nga rrethinat dhe se bombardimet kanë ardhur nga lindja, perëndimi dhe jugu i vendit.Rami Abdulrahman, i cili drejton Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë që monitoron luftën civile të Sirisë, tha se të paktën 15 mortaja kishin goditur Kobanin të hënën, duke vrarë të paktën një person.Ai tha se luftëtarët e Shtetit Islamik kishin përparuar 5 km në brendësi të qytetit. Pas goditjes së dy predhave të hënën në qytetin turk, ushtria tha se edhe të dielën ka pasur të shtëna me bomba brenda kufirit. Militantët e Shtetit Islamik kanë nisur sulmin e tyre në Kobani, një qytet me shumicë kurde më shumë se një javë më parë. Ata rrethuan vendin nga të tria anët dhe dëbuan më shumë se 150 000 kurdë të ikur nga Turqia.Turqia deri tani ka hezituar të marrë një rol në koalicionin e udhëhequr nga SHBA kundër shtetit islam, por Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia mund të ndihmojë me trupa ushtarake kundër militantëve islamikë. Ai specifikoi se tashmë sulmet ajrore nuk mjaftojnë dhe se në betejë duhet luftuar me trupa.Oranews.tv