Rama në Lezhë, nxit projektet dhe punimet tek lumi: 'Qyteti po rilind'

Lezhë – Kreu i Qeverisë ka vizituar sot qytetin e Lezhës, për të nxitur edhe më tej, punimet që po bëhen për rikonstruksionin e shesheve kryesore dhe veçanërisht, të rehabilitimit të të dy anëve të lumit që përshkon këtë qytet, i kthyer në vengrumbullim plehrash.Rama ka postuar edhe një foto të lumit, me shënimin: “Lumi i Lezhës ku derdheshin plehrat e rriteshin ferrat që i kishin zënë fytyrën e frymën, qytetit verior, që po rilind.I shoqëruar nga kryebashkiaku Viktor Tushaj, Rama tha se projekti “Rilindja e qytetit” do të bëjë që këtij qyteti t’i zbulohen vlerat e humbura. Ai garantoi se Qeveria do të mbajë zotimin për transformimin e këtij qyteti; projektet do të nisin nga sheshi në krah të Memorialit të Skënderbeut e deri tek lidhja me lumin e Lezhës.Ky lumë, sipas Ramës, është njësoj si Lana e dikurshme, ndaj falë iniciativës së qeverisë po kthehet në një nga damarët kryesorë që do t’i japin frymëmarrje qytetit.ar.sh/Oranews.tv