Naten Vone - Rreziku për banjat e Bënjës - 29 Shtator 2014
Rreziku që i kanoset banjave termale të Bënjës në Përmet me ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Langaricës sa vjen e bëhet më emergjent.
Përfaqësues të shoqërisë civile, ambientalistë të ftuar mbrëmjen e 29 shtatorit në emisionin “Natën Vonë” të Jonida Shehut, në televizionin Ora News përcollën apelin për ndërhyrje emergjente pasi rrezikohet të thahet dhe burimi tjetër i këtyre llixhave. Ndërkohë javën e kaluar është tharën burimi i Banjës së Priftit.
I ftuar në emisionin e Jonida Shehut, Sherif Bundo ish deputet i Përmetit, tha se kjo situatë kërkon ndërhyrjen emergjente të kryeministrit.
Lavdosh Feruni, ambientalist, shprehu shqetësimin se e tërë zona rrezikon të shkatërrohet
Ilia Kondi, jurist, por dhe përfaqësues i shoqërisë civile kërkon të anulohet leja koncesionare