Eksploziv në makinën e dëshmitarit kyç të vrasjes së Dritan Lamajt, donin t'a eliminonin

Tirane-Tentohet të eliminohet dëshmitari kyc i procesit gjyqësor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lame. Pas zbulimit të identitetit, nga i pandehuri Arben Frroku, shtetasit Fatmir Vladi i është vënë eksploziv në automjet rreth dy javë më parë. Policia deklaroi se lajmi nuk është i vërtetë por Ora News sjell komunikatën për shtyp të komisariatit nr 3 që konfirmon ngjarjen e 15 shtatorit.Eksploziv në makinën e dëshmitarit kyçDëshmitari kyç i vrasjes së kryekomisar Dritan Lames nuk është më i mbrojtur. Pas zbulimit të identitetit tashmë është vendosur edhe jeta e tij në rrezik. Megjithëse policia nuk e ka raportuar si ngjarje, burimet e Ora News kanë zbuluar se shtetasit Fatmir Vladi është tentuar ti bëhet atentat.Në datën 15 shtator 2014, pra dy javë më parë Vladi i njohur edhe si dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin "Arben Ndoka" për pak sa nuk është hedhur në erë bashkë me makinën e tij.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos ku ai kishte dërguar mjetin në servis.Pasi e ka marrë automjetin tip Volksvagen me targa AA 750 GT ka zbuluar se poshtë serbatorit kishte një pako të dyshimtë.Dyshimi për lëndë shpërthyese ka detyruar Vladin që të njoftojë uniformat blu që në fakt kishin detyrën për ta ruajtur 24 orë në 24.Megjithëse ky atentat në tentativë është mbajtur i fshehur nga policia efektivat anti-eksploziv kanë çmontuar pakon dhe mjeti dhe kanë shmangur shpërthimin që mund t'i kishte marrë jetën dëshmitarit të vetëm të prokurorisë që pretendohet se ka parë momentin dhe autorët e vrasjes së oficerit të policisë Dritan Lamaj.[caption id="attachment_390144" align="alignright" width="640"]makina e deshmitarit te dritan lamajt Në foto: Makina e dëshmitarit që iu vendos eksplozivi[/caption]Deshmitari shoqerohet ne policiNdërkohë pas kësaj ngjarje, mësohet se një ditë më parë Prokurori i Krimeve të Rënda Eugent Beci ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Ruajtjes së Dëshmitarëve. Për këtë ngjarje policia e Tiranës reagoi duke u shprehur se alarmi për lëndë eksplozive ka qënë fals.Pas ngjarjes Fatmir Vladi u shoqërua në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndërsa makina u dërgua në ambjentet e komisariatit numër tre për tu ekspertuar nga njësia antiekspoziv nga ku u konstatua se se në afërsi të serbatorit të makinës kishte sasi eksplozivi.Neser deshmia ne gjykateFatmir Vladi 43 vjec me origjinë nga Tropoja u strehuar familjarisht në një ambjent tjetër për ti garantuar atij më shumë siguri. Ndërkohë ditën e mërkurë, 1 tetor, Vladi pritet të dëshmojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mbi atë çfarë ka parë natën e 24 shkurtit 2013, kur u vra komisar Dritan Lamaj.Mohimi i PolicisëGati dy orë nga publikimi i lajmit ka reaguar dhe policia e shtetit. Blutë kanë mohuar vërtetësinë e lajmit,por pa dhënë detaje mbi ngjarjen e 15 shtatorit. Ku u raportua se në zonën e Don-Boskos kishte dyshime për një mjet ku ishte vendosur eksploziv. Por policia nuk bëri publik as emrin e pronarit të automjetit dhe as dinamikën e ngjarjes dhe se si kjo çështje nuk është referuar në prokurori.Ora News sjell komunikaten e policise Pak orë pasi policia e mohoi Ora News sjell komunikatën e policisë ku konfirmohet ngjarja.Komisariati i Policisë Nr.3, të dhëna paraprake" Më datë 15.09.2014, rreth orës 12.50, në rrugën 'Don Bosko », pallatet Al Mak, tek servis Guzi, punonjësi i servisit gjatë kontollit në urë të mjetit «Volzvagen », me targa AA 750 GT, në pronësi të shtetasit Fatmir Vladi, ka konstatuar një send të dyshimt poshte mjetit. ( lëndë plasëse ). Në vënd ka shkuar grupi hetimor, kërkohet ekspert antiekspoziv për të kryer veprimet."