Nëntor, Shqipëria me Greqinë nis rishikimin e teksteve shkollore
Tiranë –Në muajin nëntor, Shqipëria dhe Greqia do të “takohen“ për të riparë tekstet shkollore ku flitet për historinë e përbashkët. Faktin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, sot, gjatë një konference për shtyp. Nikolla tha se është ngritur një komision për rishikimin e teksteve me Greqinë dhe në nëntor nisin takimet dypalëshe.Pala shqiptare ishte e para që i dërgoi ftesën, autoriteteve greke dhe ka rënë dakort për ndryshimet, në respekt të fqinjësisë së mirë me këtë vend.Bisedimet për këtë temë kanë nisur që më 6 mars të këtij viti, kur Ministrja e Arsimit ka zhvilluar një takim në Athinë me homologun grek Kostandinos Arvanitopoulos. Të dy ministrat kanë rënë dakort për bashkëpunim dhe shkëmbimin e mardhënieve dhe eksperiences mes dy palëve dhe kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për ngritjen e një grupi ekspertësh, të cilët do të rishikojnë tekstet shkollore.Pas atij takimi, Ministri Grek i Arsimit, Arvanitopoulos është shprehur: “Ky ishte një takim konstruktiv për të dhënë një shtyrje në sa diskutuam në Tiranë, të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, e veçanërisht në fushën e Arsimit, një fushë me një ndjeshmëri të lartë.”ar.sh/Oranews.tv