Studimi për koston e Integrimit, Bino: Më shumë përfitime sesa humbje
Proçesi i Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin e Europian, sigurisht që e ka një kosto. Për këtë janë bërë edhe studime, se kush janë kostot dhe përfitimet në sektorin privat, por edhe atë publik, që nga fillimet e proçesit të integrimit.Sipas Blerjana Binos, Drejtore Ekzekutive në Qendrën e Studimeve UET, pohon në studion e Ora News se nga studimet që janë bërë që nga fillimi i këtij proçesi, si sektori privat ashtu edhe ai publik, kanë pasur më shumë përfitime sesa humbje.Ajo shton se studimi i bërë nga ACIT në bashkëpunim me Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka nxjerrë në pah se kostoja e përafrimit të legjislacionit është e lartë.“Si sektori privat ashtu edhe sektori publik, pohon se Shqipëria ka përfituar deri më tani sesa ka humbur nga procesi i Integrimit Europian, dhe kostot do të ndihen më tepër pas anëtarësimit. Sektori publik ndalet më tepër në aspektin formal, dhe normative të procesit, siç është përafrimi i legjislacionit, e njeh këtë si një nga meritat e proçesit dhe nga ana tjetër kostot e përafrimit të legjislacionit kanë qenë shumë të larta, dhe përgjithësisht vështirësitë kanë qenë me zbatueshmërinë e këtij legjislacioni në letër, me çka ndodh në realitet”, u shpreh Bino në studion e Ora Ekonomi, me Besart Kadian.Bino thekson se një nga përfitimet nga Bashkimi Europian është edhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore. Ajo shton se në vendin tonë nuk ka një administratë publike të qendrueshme, për shkak të rotacionit politik.“Një nga përfitimet përmes asistencës së Bashkimit Europian, është edhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore. Kosto është edhe mënyra sesi funksionon administrata publike dhe ne nuk kemi një administratë të qëndrueshme, apo burime njerëzore të qëndrueshme për shkak të rotacionit politik. Nga projekti i studimit për koston duket se kjo përgatitje e sektorit publik është më tepër një tregues i kushtëzimeve të brendshme të shtetit shqiptar sesa një kosto e drejtpërdrejtë e integrimit në BE”, deklaroi Bino.