Konsensusi në vend, Bregu: Ngjan me historinë e 2 ujqërve me qengjin

Tiranë – Për ish-Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, konsensusi në Shqipëri duket si një mission i pamundur përsa kohë politikanët mendojnë për pushtetin dhe jo për shtetin. Gjatë një tryeze për sfidat e integrimit, ku të pranishëm ishin ambasadorë dhe ministra, Bregu, për të krahasuar politikën në Shqipëri, përdori metaforën e dy ujqërve dhe qingjit, që diskutojnë për atë që do të hanë për drekë.Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, tha në fjalën e saj se “për të përshpejtuar në fakt, procesin e integrimit, na kërkohet gjithpërfshirje dhe konsensu. Kërkohet konsensus i të gjitha palëve politike, bashkëveprimi i të gjithë aktorëve, jo si pengesë, por si shtysë për mbarëvajtjen e reformave dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Puna që na pret është po aq e madhe sa dhe puna që është bërë deri tani. Kemi një sistem drejtësie, të cilin duhet ta rimëkëmbim, në mënyrë që të rikthejmë besimin qytetarëve shqiptarëv tek ky sistem.Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon e do të bëhet akoma dhe me ashpër; kemi një administratë publike, së cilës duhet t’i japim rëndësinë që i takon duke e bërë atë më të denjë, për të zhvilluar më tej Shqipërinë dhe gjithë institucionet shqiptare si pjesë e Unionit; duhet të punojmë për të ngritur lart të drejtat e njeriut.”Por, ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në fjalën e saj, ia ktheu: “Për të shpjeguar konsensusin politik, metaforë më të mirë sesa një metaforë që më kujtohej dje gjithë ditën, sesa ajo e Franklin që thoshtë se konsensui është si të kesh dy ujq dhe një qingj dhe së bashku të vendosim se çfarë duhet të hamë për drekë.Kjo është sfida që herë pas here na e bën të vështirë dhe të pamundur në Shqipëri që të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Ne na konsumon më shumë kohë shqetësimi për pushtetin sesa shqetësimi për shtetin europian që duhet të ndërtojmë dhe në rast se nuk do të shkëputemi nga ky mentalitet, kam frikë se ky proces, pavarësisht se nuk ka vetëm një kauzë dhe nuk varet vetëm nga ecuria e reformave në Shqipëri, por edhe nga gjeopolitika dhe vendimet e marra në BE për zgjerimin, por do të jetë rruga shumë më e gjatë nëse herë pas here bëjmë gjasme, bëjmë dy hapa para, shprehemi për konsensus dhe e prishin atë në ditën e parë që kemi mundësi për ta shkatërruar me pushtetin politik.Oranews.tv