Nishani vlerëson NAAC me medaljen "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"

Presidenti i Republikës Bujar Nishani në ditën e fundit të qëndrimit të tij në New York, ka vlerësuar Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me medjaljen “Gjergj Kastriot Skënderbeu.”Po ashtu ka vlerësuar dhe personalitetet e spikatura Anton Athanasi (pas vdekjes), Harry Bajraktari, Richard Lukaj dhe Nicholas Pano me Medaljen “Nderi i kombit”.Nё fund tё qёndrimit tё Tij nё Neë York, nё kuadёr tё pjesёmarrjes nё Sesionin e 69-tё tё Asamblese sё Pёrgjithshme tё Kombeve tё Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi njё pritje, ku ishin tё ftuar  bashkatdhetarё, drejtues tё shoqatave tё diasporёs dhe personalitete  shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqёrore. Ishte i pranishёm edhe Kongresmeni Eliot Engel.Në fjalën e tij presidenti falenderoi të gjithë diasporën për kontributin e vyer që ka luajtur në pavarësinë e Shqipërisë, Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Mal të ZI, Maqedoni, Preshevë.“E ndjej si një detyrim të përsëris me bindje dhe me përulësi mirënjohjen time, mirënjohjen e shtetit shqiptar dhe mirënjohjen e gjithë shoqërisë shqiptare për rolin historik të diasporës shqiptare të Amerikës në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare, pavarësisë së Shqipërisë, pavarësisë së Kosovës, të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi dhe në vende të tjera, për kontributin tuaj të çmuar gjatë viteve për të ruajtur virtytet, kulturën dhe traditat më të mira shqiptare si dhe për krijimin e imazhit të vërtetë dhe për rritjen e respektit për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo ku ata jetojnë.”