Marku: PD nuk iku nga kuvendi për shpullat, po se s’bën dot opozitë

Tirane- Ka qenë i nxehtë debate mes ish- deputetit të PD-së Mark Marku dhe kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi të ftuar mbrëmjen e 29 shtatorit në studion e “Tonight Ilva Tare” në Rtv Ora News.Duke folur për Kuvendin e PD-së i cili u mbajt më 27 dhe 28 shtatorit 2014, mes tyre pati një debat për mënyrën e funksionimit brenda PD-së .“Ty nuk të është zgjedhur asnjëherë kryetari i PD-së në mënyrë normale. Ajo ka qenë mënyra e mosfunksionimit të PD-së. “ tha Marku.I pyetur se kush e ftoi për tu bërë deputet, Mark Marku i tha kryeredaktorit të RD-së se e kishte ftuar Sali Berisha por më pas shtoi:“Po të jesh i zoti ti bëja pyetjen kryetarit tënd pse ke në këtë listë një deputet të PS-së jo unë që kam qenë me PD-në para se të krijohet PD-ja. Po të jesh i zoti bëja pyetjen kryetarit real tëndin pse ka qenë sekretar partie, mua mos ma bëj këtë pyetje”Për Markun bojkoti i PD-së në Kuvend nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 korrik 2014, por sepse e di cilësinë e deputetëve të saj në grupin PD.”PD as nuk guxon të shkojë në Kuvend sepse e di cilësinë e deputetëve të saj dhe nuk bën dot opozitë. Nuk është argument ajo që rrifet. Opozita mund të frikësohet me një shpullë?! Një opozitë e një vendi frikësohet me një shpullë?! Është normale?!" u shpreh ai.