Dita e trashëgimisë kulturore, Bazilika e Linit nën kujdesin edhe të nxënësve
Pogradec-Në kuadër të ditës ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Korçë ka organizuar një aktivitet në Baziliken e Linit,një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe në gjendje më të mirë aktualisht në Shqiperi.Në këtë nismë e cila pritet të ketë vazhdimësi janë organizuar edhe fëmijet e shkollave të cilët nën logon “Miku i Monumeteve” do të marrin në kujdestari për mirmbajtje monumentet e kulturës.Bazilika e Linit u zbulua në vitin 1967 nga një ekspeditë e muzeut të Pogradecit, ajo rezulton të jetë ndërtuar që në kohën e perandorit Bizantin Justinianit, por megjithatë ajo së çfare vihet re pas kaq viteve në këtë bazilikë mbi 1500 vjeçare është se mungojnë tabelat orientues dhe shpjeguese dygjuhëshe për vizitoret vendas edhe të huaj,arkeologu Florenc Cenolli shprehet se ka një projekt të gatshëm për këtë por ka munguar mbështetja finaciare.Bazilika e Linit është ndër më të vizituarat sa i përket historisë dhe kulturës që ajo mbart në vetëvete ndërsa të huajt që e vizitojnë janë të shumtë në numër.